Cristiano Ronaldo fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit në Globe Soccer Awards, ceremoni që u zhvillua në Dubai.
Pasi mori këtë çmim prestigjioz për herë të gjashtë në karrierën e tij, ylli portugez dha dhe një intervistë, aty ku vëmendje të madhe kanë marrë bizhuteritë që ai mbante në dorë.
Përveç orës së shtrenjtë, ylli portugez ka në gisht dhe një unazë shumë të shtrenjtë: Me vlerë plot 650 mijë euro. Kjo unazë ka shkaktuar shumë polemika në internet, pasi cilësohet si unazë për fejesën e femrave.
Për femra apo jo, Ronaldo duket që nuk i intereson aspak dhe vazhdon të mbajë veshur unazën që ka vlerë të majme./abcnews.al