TIRANË- Personi që shihni në foto është Egli Pashollari, i cili humbi jetën, pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Sipas të dhënave të para, i riu është qëlluar me thikë pas një sherri të ndodhur brenda një lokali. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit.
Sakaq, autori i vrasjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
/abcnews.al


