FOTO/ U denoncua i zhdukur, ky është i riu nga Konispoli fati i të cilit mbetet mister

schedule11:10 - 14 Janar, 2022

schedule 11:10 - 14 Janar, 2022

Fatjon Doda, 22 vjeç nga fshati Shëndëlli në Konispol, është denoncuar si i zhdukur.

ABC ka siguruar foton e 22-vjeçarit, ndërsa mëson se denoncimi për zhdukjen e të riut është bërë nga motra e tij, e cila njofton se kanë humbur çdo komunikim me të prej disa ditësh.

Policia ndërkohë ka nisur një hetim për të rënë në gjurmët e të riut, fati i të cilit ende nuk dihet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!