FOTO/ U bë baba në moshën 83-vjeçare, Al Pacino shfaqet në një darkë romantike me partneren

schedule14:55 - 22 Qershor, 2023

schedule 14:55 - 22 Qershor, 2023

Al Pacino u pa teksa hante një darkë romantike me partneren e tij 54 vite më të re, Noor Alfallah, mbrëmjen e së martës në Hollyëood.

Ylli legjendar, 83 vjeç, zgjodhi hotelin Sunset Toëer në West Hollywood për të shijuar darkën e tij me producenten 29-vjeçare të filmit, e cila sapo solli në jetë djalin e tyre, fëmijën e katërt të Al Pacinos.

Kjo dalje vjen më pak se një javë pasi u konfirmua lindja e djalit të tyre, Roman Pacino.

Një zëdhënës i çiftit konfirmoi lajmin e lumtur për dailymail.com: “Mund të konfirmoj se Al Pacino dhe Noor Alfallah kanë mirëpritur një djalë, të quajtur Roman Pacino”.

Çifti e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut, por thuhet se janë bashkë që nga prilli i vitit 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!