Tirana pësoi një tjetër humbje sot. Bardheblutë u mposhtën 0-1 nga Laçi në “Selman Stërmasi” dhe diferenca me Vllazninë e vendit të parë ka shkuar 16 pikë. Një situatë e vështirë, teksa tifozët janë kapur me Erion Braçen.
“Braçe = hematosperm. T’fala plakës në Lozhan t’Korçës. Gjallesë e vogël, Tirona është e madhe“, lexohet në pankartat që shpalosën Capital Crew sot në stadium, aty ku nuk munguan as tymueset e zeza.
Thumbime dhe ofendime për zv kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe një nga tifozët më të thekur të “armiqve” të Partizanit.
Bibilush… Te pershendet Kryeqyteti!!
Posted by Capital Crew on Monday, 25 January 2021
Ky i fundit njihet për raportin e keq me tifozët bardheblu, teksa sistematikisht ngacmon dhe ironizon rivalët e përjetshëm të kryeqytetit.
“Bibilush, të përshëndet Kryeqyteti!!!“, shkruan në faqen zyrtare një nga tifogrupet ultras që mbështet skuadrën e Tiranës. /abcnews.al