Një e moshuar Resmie Hyska 82 vjeçe që po udhëtonte me autobus ka mbetur e vdekur në një aksident në rrugën Librazhd Qafë Thanë. Të plagosur kanë mbetur dhe dy pasagjerët Donika Miftari 63 vjeԷe dhe Albana Goskova 44 vjeçe, që ndodheshin në autobus. Sipas informacionit paraprak autobusi është përplasur me një trajler në kthesën e Murrashit në zonën e Librazhdit. Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kthesa ku ndodhi aksidenti është një vend i rreziksheëm dhe aty kanë ndodhur shumë herë aksidente.
/abcnews.al