TIRANË- Një 14-vjeçar u goditi për vdekje me thikë, paraditen e kësaj të hëne në Tiranë. Viktimë mbeti 14-vjeçari Martin Cani.
Krahas shkollës, i mituri ishte i angazhuar dhe merrej edhe me futboll. Ai luante me ekipin e moshave të U-15, me ekipin e FC Dinamo City.
Klubi i futbollit dhe presidenti i tij Adrian Bardhi janë tronditur për vdekjen e futbollistit 14-vjeçar, ndërsa i kanë shprehur ngushëllime familjes për humbjen e djalit të tyre të mitur.
“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.Presidenti dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit/abcnews.al