FOTO/ Tragjedi në rrugë, autobusi përplaset me kamionin, 9 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

schedule10:47 - 6 Gusht, 2021

schedule 10:47 - 6 Gusht, 2021

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi duke lënë 9 të vdekur dhe 42 të plagosur.

Mediat lokale raportojnë se një autobus i mbushur plot me pasagjerë u përplas me një kamion pranë qytezës së Somas në provincën Manisa duke shkaktuar tragjedinë.

Autobusi ishte duke udhëtuar nga Izmiri për në Stamboll, ku për shkak të humbjes së kontrollit ka përplasur nga pas rimorkion e një kamioni duke pësuar dëmtime të mëdha. /abcnews.al