TIRANË- Tre persona nga Kosova janë vënë në pranga pasi u përfshinë në një aktivitet kriminal të trafikut të armëve dhe lëndëve eksplozive në drejtim të Shqipërisë.
Të arrestuarit janë Lion Pira, Shkëlqim Halabaku dhe Rigon Maliq.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha se gjatë aksionit janë zbuluar 203 kallëpe tritoli me peshë mbi 40 kilogramë. Sipas tij, sasia e lëndës eksplozive do të përdorej në Shqipëri në ngjarje kriminale./ n.m.abcnews.al