Gazetarja Bleona Sari, ka siguruar për ABC News, fotot e personave te arrestuar në kuadër të operacionit të përbashkët të policisë së Shqipërisë, asaj të Kosovës dhe Europol për trafikun e armëve.
Bëhet fjalë për shtetasit: Kleo Muçalliu 26 vjeç; Aurel Manreka 28 vjeç; Endri Papa 34-vjeç; Gersi Llozha 22 vjeç si edhe Tonin Shkambi, 53-vjeç
Në kuadër të këtij operacioni, hetimet për të cilin nisën në shkurt të këtij viti, u sekuestruan 64 armë zjarri të llojeve të ndryshme. Pistoletat vinin nga Turqia ato modifikoheshin në Kosovë dhe më pas niseshin drejt vendeve të BE. Transporti i tyre kryhej me autobus por edhe vetura.
Grupi i trafikimit të armëve u godit fillimisht në Shqipëri në maj, ku u arrestuan 4 shtetas nga Kosova. Ata kishin transportuar 10 armë zjarri nga Kosova drejt vendit tonë me autobus. Policia tha se dyshohet edhe për përfshirje më të gjerë dhe hetimet janë në vijim.
/abcnews.al