Shpejtësia e frikshme me të cilin lëvizin shoferët në rrugët e Shqipërisë, shpesh kanë shkaktuar edhe tragjedi.
Një makinë “Audi A8 L” është kthyer përmbys në autostradën Tiranë-Durrës, por që fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz.
Siç shihet edhe në foto e mbërritura në redaksinë e Abcnews.al, makina është kthyer përmbys.
Shkak është bërë përplasja me një tjetër makinë tip “Ford”, pasi kjo e fundit ka kryer manovra të gabuara në rrugë.
/Abcnews.al/