Anglia dhe Zvicra zhvilluan mes tyre në “Wembley” ndeshjen miqësore e cila u mbyll me fitoren e “Tre Luanëve”.
Një detaj interesant ka marrë vëmendje të madhe në këtë takim dhe kishte të bënte pikërisht me eliminimin e Italisë nga “Katar 2022” në ndeshjen “Play-Off” të zhvilluar me Maqedoninë e Veriut, ku kjo e fundit fitoi në minutat e fundit 1-0.
Tifozët e kombëtares helvetike shpalosën një pankartë ku në të shkruhej: “Italia në Kupën e Botës, Katar 2022”, ndërsa më tej kanë vazhduar me sugjerimin që supozohet që të japin motorët e kërkimit, duke shkruar: “Doje të thoshe: Zvicra”.
/f.a/abcnews.al