Sot në mbrëmje do të luhet në Napoli sfida mes Italisë dhe Anglisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.
Frika e madhe ishte se mos do të kishte përplasje mes dy tifozerive, vendase dhe mike, por në fakt gjithçka duket ndryshe deri më tani.
Rreth 2500 tifozë anglezë kanë mbërritur në Itali dhe atmosfera duket mjaft relaksuese. Ata janë fotografuar në rrugët e Napolit duke shijuar birrë të ftohtë nën rrezet e diellit të ngrohtë të qytetit. Tifozët britanikë duken mjaft të qetë dhe sikur nuk kanë ndërmend të provokojnë apo të shkaktojnë probleme./ h.ll/abcnews.al