FOTO/ Tensione në Meksikë, protestuesit i vënë flakën policit

schedule16:32 - 5 Qershor, 2020

schedule 16:32 - 5 Qershor, 2020

Situatë e ngjashme me atë në SHBA, është duke ndodhur edhe në Meksikë. Në vend kanë shpërthyer protestat e dhunshme pasi policët rrahën për vdekje Giovani Lopez, ndërsa ky i fundit nuk kishte maskë mbrojtëse.

Lopez vdiq në 4 maj, ndërsa së fundmi vendi është përfshirë nga revolta popullore. Tensionet më të shumta janë në në qytetin meksikan Guadalajar.

Një grup protestuesish rrethuan godinën e qeverisë, ndërsa kanë djegur edhe dy patrulla të policisë.

Protestuesit kanë qenë të dhunshme, ndërsa në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet social shihet teksa një demonstrues i hedh shishen me benzinë një oficeri policie dhe më pas i vë flakën.

Kolegët e tjerë që reaguan me kohë dhe fikën zjarrin në trupin e policit. Raportohet se ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.

/abcnews.al