Mbi 200 persona janë arrestuar pas një operacioni antidrogë që po kryhet në disa qytete. Vetëm në kryeqytet janë lëshuar 112 urdhër arreste dhe arrestuar 80 persona, raportoi gazetarja Xhensila Kodra.
Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Të përfshirë në shpërndarjen e kanabisit, kokainë e heroinë ka edhe vajza.
LEXO EDHE: Megaoperacioni anti-drogë/ Kapet edhe një lloj droge e re në formë xheli, vinte me postë nga jashtë
Policia ka sekuestruar edhe një lloj i ri droge që vinte nga Kanadaja me anë të postës dhe shpërndahej me kuti konservash. Droga e re është zbuluar në banesat e personave që janë arrestuar.
Përveç drogës në formë xhelatine, policia ka sekuestruar gjithashtu edhe kanabis në formë kapsollash.
/abcnews.al