Mijëra banorë të Gazës kanë hyrë në magazina dhe qendra të shpërndarjes në jug dhe në qendër të Rripit të Gazës duke marrë miell dhe furnizime të tjera bazë, tha agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA).
“Kjo është një shenjë shqetësuese se rendi civil ka filluar të prishet pas tre javësh lufte dhe një rrethimi të ngushtë në Gaza”, tha UNRWA në një deklaratë.
“Njerëzit janë të frikësuar, të frustruar dhe të dëshpëruar. Tensionet dhe frika përkeqësohen nga ndërprerja e linjave të internetit.”
Deklarata e UNRWA-së e lëshuar të dielën nuk specifikon se cilat depo janë bastisur apo kur ka ndodhur kjo.
/abcnews.al