Prej disa ditësh stuhia e rrezikshme “Denis” ka përfshirë Britaninë e Madhe dhe ajo ka sjellë përmbytje të mëdha.
Mediat britanike e cilësojnë atë si më të rrezikshmen e 200 viteve të fundit dhe situata thuajse ka dalë nga kontrolli.
Së fundmi “MAIL ONLINE” shkruan se përmbytja nuk ka kursyer as vilën luksoze të çiftit George dhe Amal Clooney.
Vila e tyre me vlerë 12 milionë paund është përmbytur dhe tashmë familja është larguar prej aty.
Uji ka shkuar deri në oborrin e tyre, ka mbuluar gjithë fushën e tenisit, verandën e shtëpisë e cila tani ndodhet nën ujë.
Vila e tyre është përballur edhe në vitin 2016 më një përmbytje të ngjashme, por këtë herë situate është më e vështirë, pasi reshjet e shiut do të shtohen edhe më shumë ditën e sotme./abcnews.al