Rahem Sterling u transferua te Chelsea vetëm pak ditë më parë, teksa numri 7-të që anglezi mbante mbeti i lirë.
Drejtuesit kanë vendosur që këtë numër t’ia japin një tjetër lojtari. Joao Cancelo do të jetë trashëngimtari i numrit 7-të te Manchester City.
Portugezi ka bërë 128 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola gjatë tre viteve të tij me Cityn, pasi u bashkua nga Juventus në 2019.
Ai më parë ka veshur fanellën me numrin 7 te Interi dhe Valencia, ndërsa ka mbajtur fanellën me numër 70 te Benfika.
Ashtu si Sterling, emra të tjerë që kanë shkruajtur historinë me “citizens” dhe që kanë mbajtur numrin 7 janë Georgi Kinkladze, Stephen Ireland, David Ëhite, Peter Barnes, Mike Summerbee dhe Robbie Fowler. /f.a/abcnew.al