FOTO/ Statistikat: Kukësi “mbret” në zotërimin e topit, Tirana i habit të gjithë

schedule17:04 - 3 Shkurt, 2022

schedule 17:04 - 3 Shkurt, 2022

Tirana është një nga ekipet më cinike të Abissnet Superiore dhe këtë e tregojnë edhe shifrat. Bardheblutë janë në vendin e gjashtë në renditjen e skuadrave që mbajnë topin në dy fazat e para të kampionatit.

Ekipi që spikat në këtë aspekt është Kukësi, me një mesatare të mbajtjes së topit 61.1 %, duke lënë pas Partizanin dhe Laçin që mbyll podiumin, në shifrat e publikuara nga Supersport në emisionin “Analizë Superiore”.

Më keq se Tirana janë vetëm tre ekipet e vendit të fundit, që luftojnë për mbijetesë. Skënderbeu, që shquhet për lojën me kundërsulme, është në vendin e fundit, pas Egnatias dhe Kastriotit. /abcnews.al

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!