FOTO/ Soni Malaj feston ditëlindjen, urimin më të mirë e mori nga ish partneri

schedule11:26 - 23 Tetor, 2022

schedule 11:26 - 23 Tetor, 2022

Soni Malaj feston sot ditëlindjen. Këngëtarja shumë e dashur për publikun mbush plot 41 vjeç. Urimet për të kanë qenë të shumta nga miq dhe kolegë por ajo që mori vëmendjen ishte mesazhi që mori nga ish partner italian, balerinin Mirko Luccarelli, me të cilin ka dhe vajzën.

“Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ai krahas një fotoje me këngëtaren, të cilën e ka shoqëruar dhe me disa emoji. Kujtojmë që ish çifti kanë tërhequr vëmendjen gjithmonë me raportin e mirë që kanë. Pak kohë më parë, bënë bujë në rrjet disa komente që i kishte lënë ish partneri.

“Hot”, i shkroi balerini pak kohë më parë krahas fotos me bikini. “Po çfarë do të thotë ‘hot’?”, ia kthen këngëtarja. “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”, i përgjigjet Mirco. “Aaa tani e kuptova.”, ka replikuar Soni Malaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!