Asambleja e Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e sotme në amfiteatrin e Liqenit Artificial, kjo për shkak të situatës së Covid-19.
Ata janë vendosur të ulur në shkallë, në distancë nga njëri-tjetri ndërsa një pjesë e tyre janë të pajisur edhe me maska mbrojtëse.
Në shkallët e amfiteatrit është parë edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili përgjatë muajve të fundit ka qëndruar jashtë zhvillimeve politike, ndërsa ende nuk dihet nëse do kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij Rama ka prezantuar arritjet e PS në 7 vite qeverisje ndërsa nuk kanë munguar akuzat dhe ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe presidentit Ilir Meta./mv. abcnews.al