FOTO/ Situatë e rëndë në Klinikën Infektive të Prishtinës, kufoma lihet në korridor

schedule13:29 - 4 Shtator, 2021

schedule 13:29 - 4 Shtator, 2021

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është stërmbushur me pacientë të cilët janë të infektuar me Covid-19. Prej javësh Kosova vazhdon të ketë shifra të frikshme të të vdekurve dhe të infektuarve me ketë virus.

Në një foto që të publikuar nga mediat në Prishtinë, shihet një kufomë në korridorin e Klinikës së Otorinolaringologjisë.

“Kjo kufoma është lënë në korridorin e ORL-së sepse QKUK-ja është stërgnarkuar. Të vdekurit nga Covidi-19 tanimë është problem që të sistemohen. Kjo kufomë është fotografuar të mërkurën në mëngjes në korridorin e ORL-së”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” një burim brenda QKUK-së.

Vetëm janë raportuar 26 presona të vdekur dhe 1448 raste të reja me Covid, ndërkaq raste aktive janë 26.525.