Dita e sotme për këngëtaren, Argjentina Ramosaj është e shënuar, pasi si sot 6 vite më parë, bashkëshorti Dukagjin Fetahu, i propozoi asaj për martesë, ndërkohë që çifti ishte me pushime në Tajlandë.
Ishte vetë këngëtarja ajo që ndau këtë moment me ndjeksësit, teksa postoi një kolazh me foto në InstaStory.
“Urime përvjetori dashuri”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, në mesin e të cilave shihet edhe propozimi për martesë që bashkëshorti i kishte bërë në rërën e plazhit.
Kujtojmë, se çifti janë bërë prindër të një djali, i cili quhet Noah. l.k/abcnews.al