Kida është një prej këngëtareve të njohura për eksperimentet e ndryshme në pamjen e saj, duke u cilësuar pikërisht një kameleon i vërtetë.
Ajo nuk ka frikë të eksperimentojë edhe më një prej elementeve që femrat shpesh hezitojnë ta bëjnë, që janë flokët.
Kësaj radhe ajo ka zgjedhur ngjyrën rozë, por nuk ka konfirmuar nëse është paruke apo ka bërë një zgjedhje të tillë.
Këngëtarja ka postuar në Instagramin e saj një selfie, ku ajo duket me një ngjyrë të ndezur të ngjyrës ‘’pink’’, një tendencë kjo, mjaft e përhapur dhe e pare te shumë personazhe të famshëm të tjerë. l.k/abcnews.al