Learta Jakupi dhe djali i Shyhrete Behlulit, Kushtrimi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Learta përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa ka zbuluar dhe emrin e vajzës.
“Faleminderit Zot për këtë mrekulli që na dhurove. Matina Salihu. 06.02.2021. Dortmund”, ka shkruar ajo krahas imazhit të ëmbël të së bijës. Ndërsa këngëtarja Shyhrete ka komentuar: Mirë se erdhe o princeshë”.
Vogëlushja erdhi në jetë në një nga spitalet e Dortmundit në Gjermani. Kujtojmë që Learta dhe Kushtrimi kanë dhe një djalë, që e kanë pagëzuar me emrin Matin./abcnews.al