FOTO/Shpërthimi i makinës luksoze në Kamzë, zbulohet ku ishte vendosur lënda plasëse

schedule12:45 - 9 Shkurt, 2021

schedule 12:45 - 9 Shkurt, 2021

Një makinë tip BMW ka shpërthyer këtë të martë në Kamzë. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit ka shtypur pultin për të hapur derën, automjeti ka shpërthyer.

Nga fotot e siguruara nga abcnews.al vihet re se lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në gomën e parë në krahun e shoferit.

Burime bëjnë me dije se pronari i makinës është Gjon Mena, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

LEXO EDHE: Shpërtheu sapo shkeli pultin e hapjes, kush është pronari i makinës luksoze në Kamzë

Ndërkohë si pasojë e shpërthimin pronari është lënduar lehtë në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!