FOTO/ Shoqërohen nga policët italianë, momenti kur emigrantët zbresin nga anija italiane ‘Libra’ në Shëngjin

schedule12:03 - 16 Tetor, 2024

schedule 12:03 - 16 Tetor, 2024

LEZHË– Anija “Libra” e Marinës Italiane mbërriti mëngjesin e kësaj të mërkure në Shqipëri, në portin e Shëngjinit, me 16 emigrantë në bord, dhjetë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti.

ABC News sjell foto nga momenti i zbritjes së emigrantëve nga anija, ndërsa shoqërohen nga policë italianë.

Pas kontrolleve, ata do të transferohen në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër, qendër kjo, e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Shëngjini.

Sipas protokollit të nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni me homologun e saj shqiptar Edi Rama, azilkërkuesi do të marrë një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigjja do të jetë pozitive ai do të transferohet në qendrën e pritjes në Itali.

Në të kundërt ata do të rikthehen në vendin e tyre të origjinës.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!