Shoqata kërcënon me mbyllje, por në autobusët e Tiranës nuk zbatohet asnjë masë sigurie

schedule11:52 - 13 Korrik, 2020

schedule 11:52 - 13 Korrik, 2020

Kompanitë e transportit publik në Tiranë kanë paralajmëruar mbylljen e aktivitetit pas disa ditësh punë me argumentin se janë duke shënuar humbje të mëdha financiare për shkak të shfrytëzimit të ulët të kapaciteteve të autobusëve, një detyrim i protokollit të sigurisë.

Rixhin Qoshja nga Shoqata e Transportit Urban deklaroi pak ditë më parë në Abc Neës se pa ndërhyrjen e autoriteteve përmes kompensimit të humbjeve ata do të detyroheshin të bllokonin punën.

Argumenti kryesor i tij lidhet me numrin e ulët të udhëtarëve, gjë e cila i shkakton humbje financiare të mëdha kompanive.

Fotoja e mësipërme është shkrepur nga gazetarët e Abc Neës mëngjesin e sotëm një njërën prej linjave të transportit urban në Tiranë.

Duket qartë se jo vetëm që nuk ka një numër të ulët qytetarësh që udhëtojnë me autobus, por gjithçka bëhet duke thyer protokollin e sigurisë, i cili parashikon që autobusët të mbushen në maksimumi 70% të kapacitetit të tyre.

Përveç kësaj duket qartë se qytetarët nuk mbajnë maskat, një tjetër detyrim i protokollit të sigurisë për transportin publik.