Këtë të enjte ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, 42-vjeçari Dervish Hasi, pasi ka shfrytëzuar për një periudhë 2-vjeçare një të mitur për prostitucion.
Mësohet Hasi është me profesion mjek kirurg në Senatorium.
Sakaq, raportohet se Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Gjate hetimeve, emri i tij doli si i përfshirë në trafikun e armëve doli nga Enver Jamaku, i penduar i drejtësisë. Jamaku deklaronte se kishte çuar armë e municione në banesën e mjekut, ku i përfshirë ishte edhe vetë djali i Hasit.
Madje, në vitin 2019, Hasit i kanë vendosur tritol në makinë./abcnews.al