Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është në kërkim nga policia. Pasi ajo u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës.
Pavarësisht se është në kërkim, duket se Fjolla ka vendosur të mos e vrasë mendjen. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet krah partnerit të saj, biznesmenit Fisnik Syla. Nuk dihet vendodhja se ku ata janë, por vihet re që ambienti është shumë privat.
Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.l.k/abcnews.al