Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është dekoruar me flamuj të Ukrainës me rastin e njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë. Komuna e Prishtinës ka filluar ditë më parë t’i japë ngjyrat e flamurit ukrainas kryeqytetit, ndërsa për ditën e nesërme janë parashikuar disa aktivitete.
Aksionin për përvjetorin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë nesër do të mbajnë edhe gazetarët ukrainas në Prishtinë, raporton Kosova Press. Njëvjetorin e fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia do ta shënojnë nesër edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada Gjermane.