FOTO/ Shërbeu për 40 vite me bluzën e bardhë, ky është infermieri që humbi betejën me Covid-19

schedule17:15 - 5 Shtator, 2020

schedule 17:15 - 5 Shtator, 2020

Infermieri që humbi jetën ditën e sotme si pasojë e Covid-19, është Pëllumb Maletaj, 63-vjeç me origjinë nga Tropoja.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se ai ushtronte detyrën e infermierit në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve.

I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor”, njoftoi MSH.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar edhe miqtë të tij në rrjetet sociale të cilët vlerësojnë kontributin e tij 40-vjeçar në shërbim të pacientëve.

“Pellumb MALETAJ! Lamtumirë!  Ike nga kjo bote perpara kohe,per 40 vjet punove ne sherbim te njerzve me profesionin tend si infermjer.

Shume njerzve ( veçanarisht tropojanve me banim ne Laprake ) ju dhe ndihmen mjeksore, duke i shpetuar nga kthetrat e vdekjes,e si hakmarrje vdekja u tregua e pameshirshme, mizore dhe ne keto momente,u hakmor ndaj teje.

Pellumb Maletaj! I lehte te qofte dheu permbi varr. Familjar,te aferm,miq,shoke te Pellumb Maletaj! Zoti ju lashte shnosh per ndarjen nga jeta para kohe te tij”, shkruan miku i tij. /m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!