SHBA dërguar ndihma në Gaza nga ajri, pasi dërgimi i ndihmave nga toka tashmë është pothuajse i pamundur.
Fotot e marra nga Reuters tregojnë pakot që hidhen me parashutë drejt tokës, ku OKB thotë se 25% e 2.3 milionë njerëzve janë të uritur.
Kjo vjen pasi Joe Biden njoftoi se SHBA do të fillonte së shpejti të dërgonte ndihma nga ajri, duke iu bashkuar Egjiptit, Francës, Jordanisë, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Grupet e ndihmave kanë thënë se po përballen me inspektime në pikën kufitare Rafah me Egjiptin që lejon hyrjen vetëm të një kamion me ndihma.
Izraeli thotë se inspektimet janë të nevojshme për arsye sigurie.
/abcnews.al