FOTO/ Serie A mbyll javën e 21-të, Napoli vazhdon i vetëm garën për “scudetto”

schedule23:12 - 7 Shkurt, 2023

schedule 23:12 - 7 Shkurt, 2023

Përballja Salernitana-Juventus ka mbyllur siparin e javës së 21-të, të kampionatit italian, Serie A, kampionat i cili deri më tani sheh si fitues të mundshëm të trofeut ose “scudetto” siç njihet në Itali, Napolin, me ekipin nga jugu i Italisë që nuk ka të ndalur.

Kryesuesit fituan me rezultatin e pastër 0 me 3 në fushën e Spezia, me Kvaratshkelia dhe Osimhen, që çuan “napoletanët” në kuotën e 56 pikëve. Pas Napolit në vendin e 2-të ndodhen “zikaltrit” që arritën të triumfojnë minimalisht 1 me 0 në “Derbin e Madoninës”, me kapitenin Lautaro Martinez, që mendoi për të ndëshkuar “milanistët” në San Siro.

Roma bën detyrën përballë Empolit, me Abraham dhe Ibanez që menduan për fitoren e “verdhekuqve”. Pasuesit në kryeqytetasve në vendin e 4-të dhe të 5-të ngecën këtë javë, me Lazion që nuk shkoi më shumë se një barazim në Verona dhe Atalanta “ngeci” në transfertën kundra Sassuolos së Nedim Bajramit, ku u mund me rezultatin minimal 1 me 0.

Java që lamë pas dhuroi plot 22 gola, ndërsa arbitrat ishin të “dorëlëshuar” përsa i përket ndëshkimeve, ku në 10 ndeshje kanë ndëshkuar plot 45 herë me kartonin e verdhë dhe vetëm 2 herë me atë të kuq. /i.m /abcnews.al

Rezultatet e javës së 21-të:

Renditja e klubeve pas javës së 21-të:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!