FOTO / Sasia rekord e kokainës në Maqedoni kaloi përmes Shqipërisë

schedule23:00 / 19/02/2020

Të paktën tre persona janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut lidhur me sekuestrimin në total të 1.3 ton kokainë. Sipas mediave vendase në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.

Sakaq, vijon  operacioni në fshatin Krushopek të Sarajit, ku është zbuluar një magazinë frutash, në të cilën fshihej sasia e drogës.

Burime për ABC News kanë raportuar se sasia e drogës ishte e fshehur në një kamion me banane, i cili ka hyrë që dje nga dogana e Hanit të Hotit nga Mali i Zi, dhe sot ka dalë ne Qafë Thanë, për në Maqedoni.

Destinacioni final i lëndës narkotike ka qenë për në Slloveni.  Autoritet tona e kanë mbajtur nën vëzhgim, pasi kanë patur informacion për kamionin, dhe e kanë lejuar që të kaloj në Shqipëri në koordinim me të gjithë autoritetet ndërkombëtare të përfshira në këtë operacion.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë DEA Amerikane, Guardia di Financa, Policia shqiptare dhe autoritete të tjera të vendeve fqinje.

Sasia e kokainës, është lejuar që të dalë nga Shqipëria, pasi duhet të zbulonin se deri ku do të shkonte, dhe se kush fshihej pas kësaj ngarkese.

Sipas informacioneve paraprake është mësuar se kalimi i drogës është bërë me dakordësimin e DEA-s amerikane, Guardia di Finanzza dhe SPAK në Shqipëri.

Gjatë kalimit në territorin shqiptar transportimi i lëndës narkotike ka qenë nën vrojtimin e policisë./abcnews.al

 

schedule23:00 / 19/02/2020