Sot do të ishte një ditë e zakonshme pune për të, por plumbat i morën jetën teksa ndodhej në krye të detyrës. Saimir Hoxha është përcjellë për në banesën e fundit si “Dëshmor i Atdheut”, pasi një ditë më parë u vra me armë zjarri nga Aldi Rama, gjatë një kontrolli anti-drogë në zonën e Kune-Vain në Lezhë.
Homazhet në nder të tij janë zhvilluar mesditën e sotme nga ora 12:00 deri në 15:00. Kolegë dhe miq u pritën nga familjarët e të ndjerit me në krye të shoqen dhe babain e tij 85-vjeçar të cilët në asnjë moment nuk mundën t’i mbajnë dot lotët.
Në fotot e shkrepura gjatë ceremonisë, e shoqja shfaqet me lot në sy ndërsa nuk mundet të qëndrojë e fortë kur përcillet kortezhi.
Në ceremoni morën pjesë figura të politikës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi si dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. m.v/abcnews.al