FOTO/Rusët sulmuan depon e naftës, zjarrfikësit ukrainas në luftë me flakët

schedule12:16 - 6 Prill, 2022

schedule 12:16 - 6 Prill, 2022

Forcat ruse kanë sulmuar një fabrikë nafte në Ukrainë. Pamjet e publikuara në mediat e huaja tregojnë momentin e luftës me flakët që kanë zhvilluar zjarrfikësit në përpjekje për të mbajtur nën kontroll zjarrin e madh në një depo dhe fabrikë nafte.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës gjatë natës.

Guvernatori i rajonit e përshkroi situatën si “alarmante dhe të vështirë” dhe konfirmoi se depoja e naftës me karburant ishte shkatërruar.

Rusia ka goditur si objektiva ushtarakë ashtu edhe infrastrukturën civile gjatë pushtimit të saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!