Ashtu si në muajt e fundit të sesionit të shkuar parlamentar, në seancën e ditës së sotme, deputetët kanë qenë të pajisur me maska në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19.
Në sy ra deputetja Rudina Hajdari e cila kishte zgjedhur një maskë të zezë me zemra.
Ndërsa kryeministri Edi Rama është fotografuar me maskën e zezë karakteristike për të që nga koha kur e ka venë në praktikë këtë rekomandim të autoriteteve shëndetësore.
Me maskë janë parë edhe deputetë Blerina Gjylameti, Ulsi Manja Myslim Murrizi dhe shumë ligjvënës të tjerë./m.v. abcnews.al