FOTO/ Rrëzimi i avionit stërvitor në Greqi, gjendet trupi i pilotit

schedule10:16 - 4 Shkurt, 2021

schedule 10:16 - 4 Shkurt, 2021

Është gjetur rupi i pajetë i pilotit të avionit stërvitor grek i cili u rrëzua në dielën në Mitsikeli të Janinës. Mediat greke raportojnë se trupi i pilotit irakian u zbulua, rreth orës 10:30 me orën greke,

Kujtojmë se pas ngritjes nga Kozani, avioni humbi gjurmët në orën 12:30 të së dielës në mesditë, në zonën e Zagorisë.

Lexo edhe: Gjenden mbetjet e avionit stërvitor të zhdukur në Greqi

Ekipet e EMAK krehën zonën për tre ditë për të gjetur avionin dhe pilotin. Mbetjet e avionit u zbuluan dje dhe sot trupi i pilotit, Amar Ibrahimi.

Ai është një nga rreth 100 pilotët praktikantë nga Iraku që aktualisht jetojnë në qytetin e Kozani. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!