Dhjetë trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit rus, raporton media shtetërore. Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer dhe të gjithë humbën jetën.
Megjithatë vdekja e shefit të Wagner Yevgeny Prigozhin ende nuk është konfirmuar zyrtarisht edhe pse ngushëllimet e Putin sonte, dëshmojnë shumë.
Përvec, Prigozhin në bord ishte edhe Dmitry Utkin, një ish-ushtar rus, që cilësohej si dora e djathtë e Prigozhin dhe dyshohet se ka luajtur një rol kyç në themelimin e Grupit Wagner
Sergei Prapustin, dihet pak për 44 vjeçarin, përveçse ai ishte një luftëtar i Wagner.
Yevgeny Makaryan, luftar i Wagner dhe supozohej se ishte dhe truproje e Prigozhin.
Alexander Totmin, luftëtar i Wagner dhe gjithashtu truproje e Prigozhin.
Valery Chekalov, 47-vjeçari thuhet se ishte zëvendës i Prigozhin, përgjegjës për gjithë logjistikën e Grupit Wagner.
Nikalai Matuseev, luftëtar i Wagner.
Kristina Raspapova, 39-vjeçarja ishte stjuardesë dhe e vetmja grua në bord.
Alexei Levshin, 51-vjeçari ishte piloti. Ai ka lënë pas gruan me dy fëmijë.
Rustam Karimov, 29-vjeçari ishte bashkë-pilot i avionit.
/abcnews.al