Tashmë sezoni veror është drejt përfundimit por jo pak persona preferojnë pikërisht fundin e gushtit për të bërë pushimet në zonat bregdetare.
Nisur nga kjo ministria e Shëndetësisë ka publikuar një udhëzues që tregon shkallën e rrezikut të infektimit me Covid-19 në bazë të vendosjes së çadrave.
Në postim thuhet se shëndeti jonë është i rrezikuar nëse nuk respektohen masat e rekomanduara, përfshirë distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse.
“Shëndeti jonë është i rrezikuar nga COVID-19 nëse nuk respektohen masat e rekomanduara nga ekspertët.
Përhapja e COVID19 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë; distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse.
Përshtatuni me normalitetin e ri duke u treguar sa me vigjilentë të mbroni”, thuhet në njoftim./abcnews.al