FOTO/ Roman Abramovich e merr “goditjen” e radhës nga Franca

schedule16:50 - 13 Prill, 2022

schedule 16:50 - 13 Prill, 2022

Duket se ish-pronari i Chelsea vijon të përballet me telashe të mëdha, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Autoritetet franceze kanë sekuestruar vilën e Roman Abramovich në jug të Francës, e cila dikur i përkiste Dukës dhe Dukeshës së Windsor.

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e sanksioneve perëndimore ndaj oligarkëve rusë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Château de la Crow ndodhet në një nga pjesët më prestigjioze të Rivierës Franceze, Cap d’Antibes  dhe agjentët lokalë të pasurive e vlerësojnë  rreth 90 milionë paund.

E ndërtuar në vitin 1926, vila luksoze ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe ka një sipërfaqe mbi 12 hektarësh, përfshirë një pyll e lëndina vetëm disa metra nga deti Mesdhe.

Abramovich shpenzoi rreth 30 milionë paund për restaurimin e Château pasi e bleu atë në 2001, duke ndërtuar një pishinë 15 metra në tarracën e saj dhe duke futur një palestër të madhe dhe një kinema në bodrum.

Por, përpara se të kalonte në pronësi të Abramovic, prona u përdor si një shtëpi pushimi nga ish-mbreti i Anglisë Edward VIII dhe Wallis Simpson, i njohur si Duka dhe Dukesha e Windsor.

h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!