Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Robotë janë kamarierët, restoranti japonez cilësohet më i sigurti ndaj pandemisë

schedule18:39 - 18 Janar, 2021

schedule 18:39 - 18 Janar, 2021

Restoranti japonez Hajime në Bangkok të Tajlandës po tërheq mijëra klientë për veçantinë e tij, që nga viti 2010.

Pijet dhe ushqimin, klientëve ia shërbejnë kamarierët-robotë. Pikërisht falë kësaj karakteristike, në kohë pandemie ky restorant është një nga më të sigurtit në botë.

Në ndryshim nga restorantet e tjerë kudo në botë, viti 2020 për Hajime ka qenë i kënaqshëm ekonomikisht, pasi numri i klientëve që kanë konsumuar ushqim aty është dyfishuar, në krahasim me vitin 2019. l.k/abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!