Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të performojë të martën si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2023. Ajo ka arritur tashmë në Liverpool për provat dhe po bëhet gati të performojë një kolazh këngësh të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat, ku duket mjaft në formë të mirë teksa bëhet gati të performojë.
“ORAVISION mirë dhe me të vërtetë ka filluar! Provat janë duke u zhvilluar! Liverpool, të dua absolutisht”, ka shkruar Rita krahas fotove.
View this post on Instagram
Kujtojmë që vendi ynë këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”. Ata do të performojnë të enjten në natën e dytë gjysmëfinale./abcnews.al