Ish-futbollisti i njohur, Ricardo Kaka, është bërë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, modelja braziliane, Carol Dias ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku.
Çifti janë bekuar me një vajzë, të cilën e e kanë pagëzuar me emrin, Sarah.
“13.02.23 lindi Sara. Faleminderit Zot për këtë bekim”, ka shkruar modelja krahas fotove të vogëlushes së porsalindur në Instagram.
View this post on Instagram
Ricardo Kaka ka edhe dy fëmijë të tjerë nga marrëdhënia me Caroline Celico, me të cilën ishte i martuar nga 2005 deri më 2015. /abcnews.al