Real Madridi do të presë në Santiago Bernabeu skuadrën ukrainase të Shakhtar Donetsk në kuadër të ndeshjeve të 4 në fazën e grupeve të Champions.
Në ndeshjen e parë, “galaktikët” ia dolën të fitonin me një rezultat të thellë 0-5, por në Madrid mund të jetë një ndeshje tjetër, pasi kujtojmë se humbja e vetme e Realit këtë sezon ka ardhur në Bernabeu përballë një kundërshtari si Sheriff, që është edhe surprizza e grupit deri më tani.
Reali pozicionohet në vendin në dytë me 6 pikë, po aq sa ka edhe Sheriff, ndërsa Shakhtar në vendin e fundit me vetëm një pikë.
Ancelotti pak ditë më parë konfirmoi se Reali mund të japë më të mirën vetëm me skemën 4-3-3 dhe sonte e tillë do të jetë, ku në sulm pritet të rikthehet Benzema i cili mungoi në fundjavë në kampionat.
Në krahun tjetër ukrainasit pritet të rreshtohen me skemën, 4-2-3-1.
Reali vjen në këtë ndeshje me disa mungesa si, Ceballos, Gareth Bale, Marioano, Rodrygo dhe Benzema në dyshim. Në krahun tjetër mungojnë, Pedrinho, Traore, Konoplyanka.
Statistika:
Shakhtari ka dështuar të shënojë gol në 3 ndeshjet e fundit në Champions.r.t/abcnews.al