Kryeministri Edi Rama është duke i kaluar në Jug të vendit këto ditë të nxehta gushti. Kreu i qeverisë është fotografuar sot në Sarandë.
Në foton e siguruar nga abcnews.al, kreu i qeverisë shihet mjaft i qeshur nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, ndërsa në tavolinë është edhe një “mysafir” i veçantë.
Rama dhe Linda kanë drekuar me presidentit kroat Zoran Milanoviç. Presidenti kroat shoqërohet nga një grua dhe një djalë, që mendohet të jetë e shoqja me të birin.
Zoran Milanoviç njihet për miqësinë e tij me Edi Ramën.
Ndërkaq, prej disa ditësh kryeministri ka marrë pushimet, ndërsa ka zgjedhur bregdetin e Jonit.
/abcnews.al