Shtatë pikë në nëntë ndeshje, vetëm një fitore ndaj Frosinones në shtesë dhe katër humbje. Është kjo panorama e momentit të krizës te Juventusi, por pas humbjes në sekondat e fundit në transfertën ndaj Lazios, një tjetër foto ka tërbuar tifozët e klubit torinez.
Pas fishkëllimës së fundit dhe përballjes me ekipin mysafir, Adrien Rabiot u kap nga kamerat televizive duke qeshur, teksa imazhet u përhapën shpejt në internet, duke shkaktuar shumë polemika.
Duke u kthyer për në dhomat e zhveshjes, francezi dëgjon një batutë nga Nonge dhe ia plas të qeshurës me të madhe, imazhe këto që nuk u pëlqejnë aspak tifozëve të Juves, të cilët shpërthyen në rrjetet sociale.
“Çfarë ka për të qeshur?”, “Juve humbet, përmbledhja në foto”, “Lojtarët jo për Juventusin”, janë vetëm disa nga komentet që kanë vërshuar orët e fundit në rrjetet sociale./ h.ll/abcnews.al