Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi këto ditë po i shijon pushimet dimërore. Si destinacion, ajo ka zgjedhur Zvicrën, përkatësisht St.Moritz.
Ndërkohë nuk ka nguruar që të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto, ku shfaqet e veshur me kostum të zi.
Këngëtarja duket më në formë se kurrë dhe vihet re që shoqërohet nga nëna, motra Era, si dhe vajza e saj, Renee.
Nora kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive me këngë të reja, por është përqendruar në një biznes privat.
/abcnews.al