FOTO/ Prindërit gjejnë “formulën” që fëmijët të mbajnë maskat, vazhdon tradita e luleve

schedule10:00 - 14 Shtator, 2020

schedule 10:00 - 14 Shtator, 2020

Këtë vit shkollor, “gara” mes fëmijëve duket se nuk është më për kapësen apo çantën më të bukur, por për maskën më të bukur.

Prindërit duket se kanë zgjedhur mënyrën më të mirë për t’i shtyrë ata që të mbajnë maskat duke ia kombinuar ato me veshjet.

Megjithëse maska i ka mbuluar pjesën më të madhe të fytyrës, nuk e fsheh gëzimin në sytë e tyre për ritakimin pas kaq muajsh me shokët, shoqet dhe mësuesit.

Për këta të fundit disa prej tyre dashurinë e kanë shprehur edhe me buqetat që nuk kanë munguar në nisjen e këtij viti shkollor./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!